4
Gjatë këtij takimi dypalësh u bisedua mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe përparimet e rëndësishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri Maqedonci informoi homologun irlandez për përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në përmbushjen e çdo standardi të NATO-s — nga doktrinat e ndërtimit profesional të ushtarakëve deri tek sistemet e armatimit që plotësojnë kërkesat e aleancës.
Ministri Maqedonci theksoi gjithashtu se Kosova mbetet e angazhuar fuqishëm për mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe vazhdon të ruajë vigjilencën në rajonin e Ballkanit, duke qenë një aleat i fuqishëm dhe i besueshëm i Irlandës në këtë pjesë të Evropës.
Gjithashtu, ai shprehu falënderimin e thellë ndaj ministrit Byrne dhe Irlandës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, veçanërisht për kontributin e trupave irlandeze në kuadër të misionit të KFOR-it, që luan rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Të dy ministrat u dakorduan për përkushtimin e tyre në forcimin e bashkëpunimit ushtarak, duke theksuar se vetëm bashkë mund të jemi më të fortë dhe më të sigurt.









