Ministri Maqedonci pret këshilltarin e jashtëm të ministrit të Jashtëm të Japonisë, Toshihiro Minohara

4

Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat globale të sigurisë. Palët shkëmbyen pikëpamje mbi interesat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Ministri Maqedonci theksoi lidhjen personale që ka me Japoninë dhe vlerat e përbashkëta që ndajnë të dyja shtetet – vlera demokratike, humane dhe të qëndrueshme – duke shprehur gatishmërinë për ta forcuar Kosovën si partner të besueshëm të Japonisë në Evropën Juglindore.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors