4
Gjatë takimit, zëvendësministri Syla shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e çmuar të gjeneral Nawrat në mbështetjen dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe rolin kyç të gjeneralit në avancimin e proceseve të rëndësishme për institucionet tona.
Gjithashtu, zëvendësministri i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re gjeneralit Lange, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe NALT-it.