Ministri Maqedonci priti në takim Zëvendësdrejtorin e Partneritetit, Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Armëve të Shkatërrimit në Masë në Komandën Evropiane të SHBA-së, gjeneral brigade Chris A. McKinney

4

Gjatë takimit, u diskutua mbi situatën aktuale të sigurisë në vend, mbi sukseset e deritanishme të FSK-së dhe mbi prioritetet e zhvillimit për vitet e ardhshme.

Gjithashtu, ministri njoftoi të pranishmit për rritjen e kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve shtet më shtet, me SHBA-në si partnerin kryesor strategjik dhe veçanërisht lidhur me zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Ai vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, veçanërisht në trajnime dhe projekte infrastrukturore.

 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet mik i yni dhe partner strategjik janë element i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, por dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministri Maqedonci.

Të dyja palët u dakorduan për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të konkretizuar projekte të reja që synojnë zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors