4
Ministri shprehu mirënjohjen për angazhimin e palodhur të z. Shawry dhe theksoi se kontributi i tij do të mbetet i vlerësuar në institucion.
“Gjatë mandatit të tij, z.Shawry demonstroi një performancë të shkëlqyer duke ofruar mbështetje profesionale dhe vizion strategjik, çka ka ndikuar në mënyrë të fuqishme në përparimin e Ministrisë”, theksoi ministri Maqedonci, i cili më pas i uroi suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm edhe me pasuesin e tij.