Tre muaj suksesi në vetëqëndrueshmërinë e ushqimit në FSK

4

Përmes këtij koncepti, i cili po vazhdon së implementuari në çdo kazermë, kemi kursyer buxhetin e shtetit, përderisa është ngritur cilësia dhe siguria e ushqimit.

Një gjë e tillë është konstatuar dhe nga Komisionerja Parlamentare e FSK-së, kolonel Remzije Zeqiraj, sipas së cilës shujta ushqimore si e drejtë e garantuar me ligj, e zbatuar në përpikmëri përmes këtij koncepti, rritë nivelin e sigurisë dhe vetqëndrushmërisë për të gjitha situatat dhe rrethanat, në të gjitha vendbazimet dhe venddislokimet, dhe gjithnjë aty ku zhvillohen aktivitetet sipas planit në zbatim të misionit.

Numri i stafit profesional dhe mbështetës bashkë me rritjen e ushtrisë dhe ndërtimin e bazave ushtarake të reja do të rritet.

Numrit fillestar të stafit profesional do t'i shtohen edhe pesëdhjetë e pesë nënpunës të rinj, konkursi për pranimin e të cilëve do të hapet së shpejti.

Ndërtimi i kapaciteteve vetanake për shërbimin e ushqimit është histori suksesi në zbatimin e ligjit, respektimin e të drejtave ligjore të personelit ushtarak, dhe ofrimit të kushteve dhe shujtave cilësore njejtë si në shtetet anëtare të NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë profesionale dhe e vetqëndrushme!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors