Ministri Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

4

“Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit. Andaj, këtë përvjetor bëmë nderime në kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, aty ku komandanti legjendar Adem Jashari la gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

U jemi falënderues të gjithë dëshmorëve dhe do i kujtojmë me përulësi përgjithmonë”, u shpreh ministri Maqedonci me këtë rast.

Ceremonia në Prekaz u ndoq nga përfaqësues të lartë shtetërorë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, të cilët u mblodhën për të nderuar kujtimin e atyre që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors