4
Së bashku me banorët e fshatit, ata ndanë kujtime nga ajo ditë e dhimbshme dhe rikujtuan përpjekjet e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët bënë të pamundurën për të shpëtuar jetë nën ortekun famëkeq. Falë përkushtimit të ushtarëve, u arrit të nxirrej e gjallë 5-vjeçarja Amsera Reka – e vetmja e mbijetuar nga familja e saj.
Pas homazheve, u vendosën lule të freskëta mbi varret e viktimave, në shenjë nderimi dhe kujtimi. Banorët e Restelicës, me mikpritjen e tyre të përhershme, shprehën mirënjohje për këtë vizitë, e cila çdo vit bashkon ushtarët dhe pjesëmarrësit e asaj dite tragjike.
Në këtë evokim, u rikujtua heroizmi i ushtarëve të FSK-së, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira treguan guxim dhe përkushtim.
“Kjo vepër humane përcjell një mesazh të qartë se ushtarët e FSK-së kanë qenë dhe mbeten gardianë të sigurisë dhe sakrificës për popullin tonë, përballë çdo rreziku” u shpreh me këtë rast zëvendësministri Syla.