Kosova dhe Holanda nënshkruajnë Planin Bilateral të mbrojtjes për vitin 2025

4

Plani mes dy vendeve  u nënshkrua nga nënkolonel Liridon Poroshtica, përfaqësues nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike dhe atasheu i  Mbrojtjes për Kosovë nga Mbretëria Holandeze, nënkolonel Jurgen Fleischmann.

Ky plan i ri për vitin 2025 synon zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e lidhjeve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Gjithashtu, ky bashkëpunim i fortë dëshmon përkushtimin e të dy vendeve për të punuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors