4
Vizita e tij në Kosovë u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, në fushën e sigurisë së informacioneve dhe komunikimit. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, së shpejti pritet arritja e Marrëveshjes për Ndërveprimin dhe Sigurinë e Komunikimeve, marrëveshje kjo e cila është në fazën e fundit të dakordimit.
Ministri Maqedonci falënderoi gjeneral major Phillips për mbështetjen e pakursyer që EUCOM ka ofruar në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike. Ministri theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë të fuqizohet edhe më tej në të ardhmen, duke siguruar përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.




