4
Në vijim të këtij takimi, zëvendësministri Syla vizitoi nga afër disa prej objekteve kyçe të KRU Gjakova, përfshirë liqenin e Radoniqit, fabrikën e ujit dhe impiantin e ujërave të zeza.
Zëvendësministri Syla u shpreh i kënaqur me angazhimin dhe rezultatet e dukshme të KRU “Gjakova” në ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme dhe efikase për qytetarët e Gjakovës dhe më gjerë.
Ai theksoi përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të ofruar mbështetjen në fuqizimin e mëtejshëm të kësaj ndërmarrjeje strategjike.









