4
Me këtë rast, ai i ndau atyre mirënjohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e konceptit të ri për FSK-në, atë të vetqëndrueshmërisë në shërbimin me ushqim për kazermat e FSK-së.
Ministri u shpreh falënderues ndaj secilit prej tyre që me punë përmbyllën suksesshëm këtë periudhë kalimtare.
“Ndryshimi i konceptit të ushqimit është një veprim historik dhe ju jeni pjesë e kësaj historie të ushtrisë.
Heronj nuk janë vetëm ata që luftojnë në vijën e parë të frontit, por heronj janë të gjithë ata që kontribuojnë në funksionalizimin dhe zhvillimin e sistemit të mbrojtjes”, u shpreh ministri Maqedonci, duke shtuar se Ministria e Mbrojtjes kishte vizion të qartë që fundi i vitit 2024 do të shënonte fillimin e një etape të re, atë të ngritjes së kapaciteteve vetanake të resurseve humane profesionale për përgatitjen e ushqimit në kazermat e FSK-së.





