Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla vizitoi Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

4

Në takim u diskutua për rëndësinë e përgatitjes dhe reagimit ndaj situatave të jashtëzakonshme, si një komponent kyç i sigurisë kombëtare.

Po ashtu, u theksua domosdoshmëria e koordinimit në vlerësimin e rreziqeve, hartimin e planeve të reagimit emergjent dhe garantimin e vijueshmërisë së shërbimeve kritike në rast të sfidave të paparashikuara.

Me këtë rast, z. Metaj ndau përkushtimin e tij për ngritjen e kapaciteteve të AME-së dhe për koordinimin efektiv me institucionet tjera për menaxhimin e emergjencave.

Zëvendësministri Syla u shpreh se vizitat e realizuara në infrastrukturat kritike të vendit, si liqenet, sistemet e furnizimit me ujë, rrjetet energjetike dhe telekomunikimet, përforcojnë rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë me AME, për të siguruar mbrojtjen dhe funksionalitetin e këtyre resurseve kyçe.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors