Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla takoi Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci

4

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e përballjes me sfidat aktuale dhe nevoja për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e identifikimit të kërcënimeve dhe hartimit të planeve emergjente për mbrojtjen e rrjetit postar. Një tjetër temë e rëndësishme ishte ngritja e kapaciteteve për të përballuar situatat e jashtëzakonshme dhe për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve të rëndësishme për qytetarët.

Nga ana e saj, znj. Rraci prezantoi angazhimet e ekipit të saj për modernizimin e rrjetit postar dhe përmirësimin e proceseve operacionale, duke nënvizuar se infrastruktura postare mbetet një shtyllë thelbësore për shërbimet publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fund, zëvendësministri Syla u shpreh se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të identifikuar hapat e ardhshëm drejt sigurimit të qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të infrastrukturës kritike të Postës së Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve tona.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors