Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari nderojnë me medalje dhe mirënjohje ambasadorin Hovenier në përfundim të mandatit diplomatik

4

Në prag të përfundimit të mandatit diplomatik, ministri Maqedonci e dekoroi ambasadorin Hovenier me Medaljen për Shërbim të Shquar. Në këtë takim të përzemërt, ministri Maqedonci me ambasadorin Hovenier biseduan për bashkëpunimet e frytshme të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht”, theksoi ministri Maqedonci me këtë rast.

Nga ana e tij, Gjenerallejtënant Jashari, duke ndarë mirënjohje të veçantë për ambasadorin Hovenier, theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes strategjike që ambasadori Hovenier ka dhënë për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm që ka ndihmuar në fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përmirësimin e aftësive të saj operacionale.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e FSK-së në të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake, duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

Në këto takime, ambasadori Hovenier, falënderoi ministrin Maqedonci dhe Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors