Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla takoi Kryeshefin Ekzekutiv të KRU Gjakova

4

Diskutimet u përqendruan në sfidat e sigurisë së sistemeve të furnizimit me ujë, si dhe në domosdoshmërinë e hartimit të strategjive të qëndrueshme për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve të ndryshme.

“Siguria e furnizimit me ujë është një prioritet kyç, jo vetëm për të garantuar shërbime të pandërprera për qytetarët, por edhe për të mbrojtur këtë infrastrukturë jetike nga çdo rrezik potencial. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit ndërinstitucional,” deklaroi zëvendësministri Syla.

Ky angazhim dëshmon përkushtimin e institucioneve tona për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors