Ministri Maqedonci priti në takim ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušič

4

Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë së thellë që ekziston mes dy vendeve në përgjithësi, dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në veçanti.

Ministri Maqedonci informoi homologun e tij kroat për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, me theks të veçantë në pjesën veriore të vendit, pas sulmit terrorist në kanalin e ujit në fshatin Varagë, të komunës së Zubin Potokut.

Gjatë këtij takimi, po ashtu u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për të dy vendet, përfshirë edukimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta.

Republika e Kroacisë është ndër partnerët strategjikë të Kosovës, ndërsa marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve kanë bazamentin në histori, vlera dhe një të ardhme të përbashkët.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors