Mbahet takimi bilateral mes Ministrive të Mbrojtjes të Kosovës dhe Shqipërisë për Mbështetje nga Vendi Pritës

4

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kolonel Lirim Hoxha, u prit nga Drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Imer Avdiu.

Fokusi i vizitës ishte në fushën e Mbështetjes nga Vendi Pritës, me qëllim bashkërendimin e procedurave të nevojshme në rastet kur forcat e të dyja vendeve kalojnë apo zbarkohen bëjnë kalim transit në vendet respektive dhe më tej.

Nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës u prezantua funksioni dhe sistemi i Logjistikës në nivelin strategjik, duke u ndalur te proceset dhe procedurat që aplikohen nga aspekti i Mbështetjes nga Vendi Pritës. Gjatë vizitës, përveç Ministrisë së Mbrojtjes, u vizitua edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ku delegacioni nga Shqipëria u njoftua nga ushtarakët e fushës përkatëse të tyre.

Nga delegacioni shqiptar u theksua rëndësia dhe fokusi që NATO dhe shtetet anëtare i kushtojnë Sektorit të Mbështetjes nga Vendi Pritës, jo vetëm nga aspekti i mbrojtjes por edhe si përpjekje ndër-institucionale. Përfaqësuesit shqiptarë ndanë përvojat dhe eksperiencat e tyre lidhur me kriteret dhe procedurat që ata ndjekin.

Në fund, të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e Mbështetjes nga Vendi Pritës në funksion të qëllimeve të përbashkëta, është i nevojshëm dhe frytdhënës për të dyja palët, dhe rrjedhimisht duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors