4
Gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci vlerësoi lart shërbimin dhe kontributin e nënkolonel Palkowitsch në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë, mbështetjen për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij të përkushtuar, ministri e nderoi nënkolonelin me një certifikatë falënderimi.
Ministri Maqedonci i uroi nënkolonel Palkowitsch suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për kontributin e dhënë. Gjithashtu, ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrë pasuesit të tij, nënkolonel Marc Abendroth, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë.


