Ministri Maqedonci mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Qendra Rajonale e Ekselencës për “Gruan, Paqen dhe Sigurinë”

4

Ministri Maqedonci, gjatë fjalës së tij, ndër tjera theksoi se gratë janë dëshmuar në kohë lufte duke treguar se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta dhe se kur bëhet fjalë për atdheun, kufizimet gjinore zhduken. Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes ka bërë përpjekje maksimale për përfshirjen e grave në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përfshirë ofrimin e shkollimit në akademitë ushtarake më prestigjioze dhe pjesëmarrjen aktive në trajnime dhe aktivitete ushtarake.

Në vijim gjeni fjalën e plotë të ministrit Maqedonci:

“Që në kohë lufte ishin pikërisht gratë ato që dëshmuan se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta, se kur bëhet fjalë për atdheun zhduken të gjitha kufizimet gjinore, atdhedashura bëhet forca e vetme shtyese për t’i bërë ballë gjithçkaje.

Për mua si ish-ushtarak është shumë familjare shprehja ‘’Nëse doni paqe duhet të përgatiteni për luftë’’, andaj Ministria e Mbrojtjes përgjatë viteve ka bërë përpjekje maksimale për përfshirjen e grave në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe përgatitjen e tyre në aspektin profesional përmes ofrimit të shkollimit në akademitë ushtarake më prestigjioze në arenën ndërkombëtare por dhe me pjesëmarrje aktive në trajnime dhe aktivitete ushtarake.

Aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës rreth 10% janë gra ushtarake, e të njëjtat janë të angazhuara në të gjitha hallkat e strukturës së Forcës, si në Shtab të Përgjithshëm ashtu edhe në Komanda. Kjo nuk do të mund të ishte ndryshe përderisa dispozitat ligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e FSK-së janë të mbështetura në parime të barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Për të eliminuar të gjitha pengesat bazuar në “Rregulloren Nr. 05/2022 për Përkujdesjen e Personelit të FSK-së Para, Gjatë dhe Pas Kthimit dhe Përkujdesja Ndaj Familjes së Tyre Gjatë Misionit Jashtë Vendit”, do të iniciojmë projektin e mbështetjes familjare, kujdesin emergjent ditor për fëmijët e ushtarëve me mision jashtë vendit, si dhe ri-evaluimin e detyrave për nënat e reja.

Jemi të fokusuar që t’i japim edhe më tepër zë fushatave informuese për mundësinë e zhvillimit të karrierës ushtarake, duke pasur imazhin e gruas ushtare në qendër. Por edhe do të vazhdojmë të angazhohemi në eleminimin e pengesave që në çfarëdo forme e stagnojnë avancimin e pozitës së grave në Forcë.   

Gratë ushtare sot operojnë në kushte më të mira, për shkak të punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve me të cilat janë përballur ndër vite, kjo qoftë përmes procedurave të hapura të rekrutimit, pagesës së njejtë për gradë të njejtë për të dyja gjinitë, garantimit dhe zbatimit të Ligjit për pushimin e Lehonisë dhe Pushimit Prindëror.

Të gjitha këto masa të ndërmarra, e që për shtimin e të njejtave nuk do i ndalim përpjekjet janë shtysë dhe inkurajim për integrim të grave në ushtri.

Çështja e sigurisë së vendit është obligimi ynë i përbashkët, i grave dhe burrave në përgjithësi dhe nuk ka dyshim se gratë janë plotësisht kompetente për të kryer të gjitha detyrat për të cilat kanë vullnetin që të angazhohen”.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors