Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Kryeministrin Albin Kurti vizituan pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura përgjatë kanalit të ujit në regjionet e Obiliqit dhe Vushtrrisë

4

FSK-ja është e angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës, për t'i mbrojtur ato nga çfarëdo rreziku dhe nga çdo forcë armiqësore ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Këto detyra të FSK-së rrjedhin nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e Forcës në mbështetje të autoriteteve civile. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë zhvilluar procese të planifikimit për angazhimin e njësive në pika kyçe të infrastrukturës kritike fizike në Kosovë.

Institucionet e sigurisë e Republikës së Kosovës, janë në koordinim ndërinstitucional të plotë dhe të vazhdueshëm për t'iu përgjigjur nevojave të mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve tanë si dhe sfidave të ambientit të sigurisë. Pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shtuar angazhimin e saj në përgjigje të përmbushjese së misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe në mbështetje të autoriteteve civile.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors