4
Ministri Maqedonci u prit nga Gjeneralbrigade Salem Abdullah Al-Dassori me ceremoni zyrtare, ndërsa gjatë takimit u njoftua rreth programit edukativ që akademia ofron e poashtu vizitoi ambientet trajnuese të Akademisë.
Akademia e Forcave Ajrore të Katarit ofron mundësi për edukim të kadetëve në fushën e pilotimit me helikopterë, aeroplan luftarak, aeroplan transportues dhe fluturakeve pa pilot, ku gjashtë kadetët nga Kosova janë të konfirmuara nga Ministri i Mbrojtjes së Katarit, që do të ndjekin programin edukativ ushtarak në këtë akademi.







