Ministri Maqedonci u prit në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohammad Al Attiyah

4

Po ashtu, ministri e njoftoi homologun e tij, Al Attiyah, për situatën e sigurisë në regjionin e Evropës, e veçanërisht atë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

Në takim diskutuan për vendosjen e urave të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të dy vendeve dhe u dakorduan për bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe edukimit ushtarak, si dhe mundësisë për investime të përbashkëta në fushën e prodhimit ushtarak.

Nga ana e tij, ministri Al Attiyah ofroi 6 kuota për edukim të kadetëve tanë në akademitë ushtarake të Katarit, duke përfshirë dhe Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors