Ministri Maqedonci dhe ministri turk i Mbrojtjes, Güler, nënshkruajnë marrëveshjen për rritjen e kuotave për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake të Turqisë

4

Me këtë rast, ndërmjet dy ministrive tona u nënshkrua edhe protokolli i rishikuar i bashkëpunimit në fushën e trajtimit mjekësor, përmes të cilit mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke.

Me këtë marrëveshje, kuota e trajtimeve mjekësore falas në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit apo për 50 për qind më shumë.

Përveç kësaj, marrëveshja mundëson realizimin e ushtrimeve të përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake, trajnime mjekësore para zbarkimeve ushtarake, shkëmbimin e personelit mjekësor, veprimtaritë shkencore dhe shkëmbim i informacionit mjekësor, edukim profesional për pjesëtarët e FSK-së në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Turqisë në mjekësi të përgjithshme, stomatologji, infermieri dhe farmaci.

Mbi 300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajtuar pa pagesë në institucionet e specializuara shëndetësore ushtarake turke në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë.

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është tejet mirënjohëse ndaj Republikës së Turqisë për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors