4
Ministri theksoi se pjesëmarrja në këtë ngjarje do të jetë një mundësi e mirë për të inicuar kontakte dhe marrëdhënie të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me ç’rast do të realizojë disa takime bilaterale.
SAHA EXPO është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore që organizohet nga SAHA Istanbul, që është entiteti më i madh në Turqi dhe Evropë për industrinë e mbrojtjes dhe hapësirën ajrore, me mbi 1200 anëtarë, në mesin e të cilëve edhe 29 universitete.






