Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Zëvendës-Ndihmësen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Burcu San

4

Gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci theksoi faktin që Republika e Kosovës ka ofruar dy pako ushtarake në mbështetje të Ukrainës dhe se përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë aktive po vazhdohet pjesëmarrja në misionin Interflex dhe Koalicionin e Deminimit, me qëllim trajnimin e trupave ukrainase në luftën kundër agresorit rus.

“Jemi të vendosur për zbatim në përpikëri të Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit dhe po ashtu e kemi shumë qartë rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO, aty ku vlerat na përbashkojnë me shtetet partnere”, theksoi ministri Maqedonci.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors