4
Me këtë rast, ministri Maqedonci falënderoi gjeneralin Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij, si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Gjithashtu, ministri i shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.
Republika e Kosovës u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurt të saj.




