4
Me këtë rast diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore, agresionin rus në Ukrainë, ndihmën që është duke ofruar Kosova në përkrahje të popullit Ukrainas, dhe për potencialin për bashkëpunim me Poloninë në sektorin e Teknologjisë, si mundësi e dyanshme përfitimi.
Temë tjetër diskutimi ishte përgatitjet dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2024.




