4
Me këtë rast, gjeneralmajor Spahiu është pritur nga Inspektori i Mbrojtjes, gjenerallejtënant Sinisha Jurkoviq dhe ekipi i tij. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, gjeneralmajor Spahiu është pritur nga zëvendëskryeministri, njëherit ministër i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e mbështetjes nga Ministria e Mbrojtës e Republikës së Kroacisë, për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Me pas, ekipet e Inspektoratit Gjeneral dhe Inspektoratit të Mbrojtjes, kanë zhvilluar takimin, ku janë bërë prezantimet nga të dyja palët për përgjegjësitë dhe detyrat e dy Inspektorateve dhe janë zhvilluar diskutime për mundësi të mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve të Inspektoratit Gjeneral në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite, gjeneralmajor Spahiu dhe ekipi i saj, kanë vizituar qytetin e Vukovarit, ku kanë bërë homazhe dhe nderime për të rënët gjatë luftës për çlirimin e Kroacisë.


