4
Mes tjerash, gjatë takimit ata kanë shkëmbyer informacione dhe pikëpamje rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ministri Maqedonci e ka njoftuar z.Goffus me zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen që NATO po i jep zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes Ekipit Ndërlidhës Këshillues, si dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Mes tjerash Ministri Maqedonci ka theksuar se, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.



