4
Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar Republikën e Turqisë për donacionin dhe siguroi që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

