Ministri Maqedonci dekoroi me medalje pjesëtarët e FSK-së që ishin pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”

4

Me këtë rast, për performancën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit “Interflex”, ministri i dekoroi ata me medalje për "Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare" .

Ministri shprehu mirënjohje për ushtarakët, që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës.

“Në këto periudhë, mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfojë”, theksoi ministri Maqedonci.

 

Në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj me radhë përkrah ushtrisë britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase, në nivelin taktik e luftarak.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors