4
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot vizituan këtë ushtrim, ku instruktorët e FSK-së dhe ata amerikanë dhanë vlerësimet më të larta për angazhimin dhe paraqitjen e personelit të FSK-së, të angazhuar në këtë ushtrim.
Ushtarakët tanë gjatë këtij ushtrimi janë aftësuar në ofrimin e shërbimeve mjekësore të “Role 1” dhe “Role 2” si: triazhimi, evakuimi mjekësor, trajtimi i rasteve emergjente dhe evakuimi ajror.








