Ministri Maqedonci ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar

4

Mbretëria e Bashkuar në secilën etapë të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës ka qenë partner i rëndësishëm dhe tejet mbështetës në ngritjen e kapaciteteve humane, logjistike e ligjore të secilit sektor, e veçanërisht ky shtet ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të vyer në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë takimit është biseduar rreth aktiviteteve të cilat janë duke u zhvilluar bazuar në planin bilateral ndërmjet shteteve, operacionin "Interflex" që përbën misionin më të rëndësishëm aktual të FSK -së jashtë vendit, e po ashtu duke njohur potencialin e ushtrisë sonë temë diskutimi ishte dhe zgjerimi i bashkëpunimit në drejtime të reja.

”Rrugëtimi ynë është i qartë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është destinacioni që ushtria jonë si Forcë profesionale t'i kontribuoj paqes përtej kufijve tanë shtetëror”, ka shtuar në fund të bashkëbisedimit Ministri Maqedonci.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors