4
Në një ceremoni të organizuar me rastin e përfundimit të misionit të tyre në vendin tonë, ministri Maqedonci i dekoroi ata me medaljen për shërbim të shquar.
“Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është rezultat edhe i angazhimit dhe përkushtimit të sinqertë dhe të vazhdueshëm të personelit ushtarak të Ambasadës Amerikane në Kosovë, për të cilin jam dëshmitar edhe nga e kaluara si ushtarak dhe tani si ministër” theksoi ministri Maqedonci.
Duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja, ministri Maqedonci konfirmoi me kolonelin Mosley, nënkolonelin Conley dhe nënkolonelin Kim miqësinë e përjetshme me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa shprehu bindjen se bashkëpunimi i veçantë do të vazhdojë edhe me pasuesit e tyre.





