Ministri Maqedonci nënshkroi Rregulloren për përcaktimin e procesit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit në MM dhe FSK

4

Ky dokument thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate, është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mbështetur nga Ambasada Amerikane përmes angazhimit të këshilltarit për PPBE, Joe Duncan, në kuadër të Programit Global të Reformës së Mbrojtjes.

Rregullorja përveçse qartëson secilin hap nga planifikimi deri në ekzekutim të aktiviteteve që mbështesin në mënyrë direkte zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, përcakton dhe përgjegjësitë, autoritetin vendimmarrës, mënyrën e menaxhimit dhe koordinimin e monitorimin në MM dhe FSK.

Përmes zbatimit të rregullores, procesi ciklik i PPBE-së do të jetë më efektiv e efikas në menaxhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e burimeve të mbrojtjes që do të zbatohet në mënyrë rutinore, me qëllim të rritjes së aftësive në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si aleat i vyer në të ardhmen i NATO-s.

Unitet përpjekjesh për një ushtri në rritje!

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors