Kontingjenti i FSK-së u paraqit me sukses të lartë në ushtrimin ushtarak të mbajtur në Turqi, “EFES 2024”

4

Në ditën e dytë të përmbylljes së ushtrimit, u përcoll edhe nga kreu më i lartë i shtetit Turk, presidenti Erdogan dhe delegacioni i tij i lartë, ministri i Mbrojtjes, si dhe delegacione të larta nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Ky ushtrim konsiderohet si ushtrimi më i madh e më gjithëpërfshirës, nga toka, ajri e deti, i zhvilluar në kohë nate e dite, me pjesëmarrjen e 45 shtete të botës, me mbi 12 mijë trupa dhe në përdorimin e armatimit më modern e më të sofistikuar të teknologjisë më të re të industrisë së mbrojtjes së Turqisë.

Në këtë ushtrim, kontingjenti i FSK-së u paraqit me përgatitje të larta profesionale, ku gjatë realizimit pjesëmarrësit vepruan si pjesë e një Task Force të Përbashkët të Kombinuar (CJTF), ku objektivi kryesor i ushtrimit ishte shkëmbimi i përvojës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë e ushtrimit.

Ushtarakët tanë arritën të realizojnë me sukses objektivat në të cilat parashihen operacionet më të ndërlikuara me forcat ajrore, në bashkëveprim me forcat komando turke. Gjatë dy ditëve të ushtrimit, delegacioni i ynë pat rastin të takohej me personalitete të shumta të shtetit turk e të vendeve të tjera.

Në këtë vizitë zyrtare, delegacioni i udhëhequr nga zëvendësministri Syla, vizitoi edhe panairin ku u bë ekspozimi i arritjeve më të larta të teknologjisë së armatimit të kompanive turke, që janë bazë e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, zëvendësministri Syla u takua me presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün, drejtori kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar dhe përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes që ishin në ekspozitën e industrisë së Mbrojtjes ne kampin ku u zhvillua ushtrimi.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors