4
Gjithashtu u bisedua për zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit, në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
Njëkohësisht, ministri kërkoi që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. “Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO-s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë, por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon”, u shpreh ministri Maqedonci.


