4
Me këtë rast, zëvendësministri Syla dhe delegacioni që po e shoqëron atë, u pritën miqësisht nga komandanti i këtij kampi, koloneli Ismail Ibishi, i cili i njoftoi për rrjedhën e ushtrimit dhe më gjerësisht për kontingjentin e ushtarëve tanë nga Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore. Koloneli në këtë takim tha fjalët më të mira të mundshme për disiplinën, sukseset, profesionalizmin dhe gatishmërinë që ushtarët e FSK-së kanë treguar gjatë gjithë këtij ushtrimi.
Pastaj, në kuadër të kësaj vizite zyrtare në Turqi, ata vizituan kampin e ushtarëve të FSK-së, ku u pritën nga komandanti i kontingjentit të FSK-së në Turqi, major Ali Krasniqi, i cili në detaje i informoi për ushtrimin, objektivat e tij, ndërveprimin me ushtritë pjesëmarrëse, si dhe sfidat për gjatë gjithë ushtrimit.
Ai gjithashtu përmendi pritjen e ngrohtë dhe shumë miqësore nga ushtria turke, si dhe kujdesin dhe kushtet ideale.
Ndërsa ushtarakët tanë, zëvendësministri Syla i përgëzoi për sukseset e arritura të cilat na bëjnë krenar të gjithëve.
Ky ushtrim, i cili realizohet në tri dimensione: nga toka, ajri dhe deti, pritet të finalizohet pasnesër dhe i cili do të përcillet nga përfaqësuesit e 45 shteteve që kanë marrë pjesë, ku 50 shtete prezantojnë në ditën "D", me angazhimin e më shumë se 12 mijë trupave dhe me përdorimin e armëve më të sofistikuara të teknologjisë ushtarake të shtetit turk.





