U mbajt takimi bilateral mes të J-4 të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë

4

 

 

 

Delegacionit të Kroacisë i ka prirë Gjeneral brigade Jozo Matković, shef i Drejtorisë së Logjistikës në SHP të forcave të armatosura kroate. Delegacioni është pritur nga drejtori i Drejtorisë së Mbështetjes, z. Zijadin Bajçinca, dhe nga drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë i MM-së, kolonel Imer Avdiu.

Fokusi i vizitës ka qenë në fushën e logjistikës. Nga ana e MM-së është prezantuar funksioni dhe sistemi i Logjistikës në nivelin Strategjik, Operacional dhe Taktik. Gjatë vizitës, përveç Ministrisë së Mbrojtjes është vizituar Departamenti i Logjistikës në SHPFSK, si dhe Komanda e logjistikës. Ndërsa delegacioni kroat nga këndvështrimi i logjistikës ka shpalosur përvojat e tij lidhur me kriteret dhe kërkesat që duhet përmbushur për anëtarësim në NATO. Gjithashtu, delegacioni kroat ka ndarë përvojat e tij në zbarkimin e trupave për misione të ndryshme, si dhe menaxhimin dhe standardizimin e pajisjeve.

Në fund, të dy palët janë pajtuar se bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e logjistikës në mbështetje të qëllimeve të përbashkëta është i nevojshëm dhe frytdhënës për të dyja palët, dhe rrjedhimisht duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors