4
Këtij aksioni humanitar, i cili i shpëton jetë, i është përgjigjur një numër i madh i zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së.
Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë deri në fund të muajit qershor, nëpër të gjitha kazermat e FSK-së. Dhurimi vullnetar i gjakut është aktivitet i planifikuar dy herë në vit në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK.
Po ashtu, pjesëtarët e FSK-së gjithnjë janë të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, në raste specifike.



