Në margjina të forumit “Defense 24”, ministri Maqedonci u takua me zëvendësministrat e Mbrojtjes së Lituanisë, Polonisë dhe Koresë së Jugut

4

Me zëvendësministrin e Koresë së Jugut diskutuan rreth formave se si mund të vendoset bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes. Ndërsa me zëvendësministrin e Lituanisë diskutuan rreth formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve dhe gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Grupit për Mbrojtjen e Ukrainës, si pjesë e Koalicionit të Deminimit.

Po ashtu, ministri Maqedonci vizitoi shtandet e kompanive prodhuese të industrisë së mbrojtjes, të cilat prezantonin produktet e teknologjisë së fundit.

Me këtë rast theksoi se në tre vitet e fundit është investuar në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë shumëfish më shumë se pesëmbëdhjetë vitet e kaluara.

“Do të vazhdojmë investimin në përputhje me planin operacional, kërkesat dhe nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha ministri duke shtuar se që nga viti 2025 do të fillojë faza e tretë e zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors