4
Në këtë takim, ministri e informoi delegacionin gjerman për situatën e sigurisë në vend dhe sfidat me të cilat po përballemi aktualisht si vend, ndërsa ritheksoi përkushtimin e vendit tonë për të qenë faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë.
Ai falënderoi miqtë gjermanë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të mbrojtjes, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet akoma më shumë.




