4
Gjatë vizitës në Komunës se Artanës, zëvendësministri Syla u prit nga nënkryetarin i kësaj Komune, Bajrush Ymeri, drejtorët e tre drejtorive si dhe me zyrtarin Policisë së stacionit të Artanës.
Kurse, në Komunën e Ranillugut, ai u takua me nënkryetarin e Komunës, Arton Dubova dhe stafin e tij.
Në të dy takimet diskutuan rreth menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për mundësitë e bashkëpunimit ne këtë fushë, në kuadër te misionit të Ministrisë së Mbrojtjes- mbështetja ushtarake për autoritetet civile. Përveç tjerash, zëvendësministri Syla u ofroi bashkëpunim dhe mbështetje dy komunave në hartimin e dokumenteve bazike siç është për vlerësimin e rreziqeve, planin operativ emergjent lokal, planin e ushtrimeve, trajnime dhe certifikime për njësitë reaguese dhe ato vullnetare të komunave në Qendrën e Nacionale të Kërkim-Shpëtimit në Pomozatin, si dhe planifikimin dhe zbatimin e ushtrimeve, me theks të veçantë ushtrimet ne tavolinë.
Palët u akorduan që vizitat e tilla dhe bashkëpunimi të intensifikohet dhe të konkretizohet me rezultate të prekshme në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.


