Zëvendësministri Syla vizitoi Komunën e Mamushës

4

Gjithashtu, në takim ishin edhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile, drejtori i Shëndetësisë, drejtori i Arsimit, komandanti i Policisë në Stacionin Mamushë dhe komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Komunën e Mamushës. Në takim gjithashtu ishin prezent edhe ekipi ndërlidhës i KFOR-it turk. Palët diskutuan për gatishmërinë emergjente, në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, duke pasur parasysh ciklin e menaxhimit emergjent: parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen pas fatkeqësive. Zëvendësministri Syla i ofroi mbështetje kryetarit të Mamushës në planifikimin emergjent, trajnimin e njësive reaguese si dhe ngritjen, trajnimin dhe certifikimin e ekipeve vullnetare në kërkim-shpëtim urban, kërkim-shpëtim malor, kërkim-shpëtim ujor, ndihmë të parë mjekësore etj. Të dyjat palët u dakorduan dhe u zotuan për një bashkëpunim më të fuqishëm mes tyre.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors