Zëvendësministri Syla priti në takim kursantët e Kursit të Lartë për Siguri  dhe Mbrojtje

4

Fillimisht, zëvendësministri Syla i uroi mirëseardhje dhe më pas i informoi lidhur me proceset dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ecurinë e zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së, etj. Gjithashtu, zëvendësministri Syla u shpreh lidhur me situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë si dhe ndikimin e saj në aspektin global të sigurisë.

Ndërsa, Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjeneral brigade Ylli Pulaj, u shpreh falënderues për mikpritjen dhe njoftoi zëvendësministrin Syla dhe pjesëmarrësit tjerë se në kursin e 14-të për mbrojtje dhe siguri, ka pjesëmarrës nga institucionet kryesore të sigurisë në Shqipëri, si dhe pjesëmarrës nga Kosova dhe vendet tjera partnere, siç janë Gjermania, Rumania, Bullgaria, Turqia, Gjeorgjia, Greqia dhe Italia.

Gjeneral Pulaj tregoi se qëllimi i kursit është përmirësimi i cilësive dhe shkathtësive të personelit civil dhe ushtarak, në çështjet ushtarake dhe strategjike, duke theksuar se pjesëmarrësve në kurs u jepet mundësia për të përfituar nga përvojat më të mira nga Shqipëria dhe nga vendet partnere të NATO-s.

Në fund, zëvendësministri vlerësoi lartë mundësinë që i është dhënë Kosovës të jetë pjesë e këtij kursi, duke e konsideruar se ky kurs i lartë, veç tjerash, tregon bashkëpunimin e madh që kanë Kosova dhe Shqipëria dhe vendet tjera pjesëmarrëse, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors