Ministri Maqedonci priti në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu

4

Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Turqisë nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shprehi vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të të dyja vendeve.

Nga ana e tij, gjenerali Gulmezoglu e falënderoi ministrin Maqedonci për pritjen miqësore dhe vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike.

Gjithashtu, gjenerali Gulmezoglu pohoi se Republika e Turqisë është e interesuar dhe angazhohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon dhe se kjo më së miri dëshmohet me prezencën e trupave turke në kuadër të KFOR-it.

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors