Zëvendësministri Syla mori pjesë në manifestimin e madh ndërkombëtar në Doha-“DIMIDEX”

4

Më 4 mars, u mbajt takimi qendror me të gjitha delegacionet e shteteve pjesëmarrëse (ShBA, Britani e Madhe, Francë, Turqi, Kinë, Iran, Japoni, etj.,). Në vazhdim u hap panairi i madh i ekspozimit të teknologjive më moderne dhe më të avancuara të të gjitha llojeve të armatimit.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla me delegacionin e tij vizituan panairin, të shoqëruar edhe nga ambasadori ynë në Katar, Fuad Morina. Takim i veçantë u organizua nga Abdullah Hassan Al-Khater, shef ekzekutiv i kompanisë "Barzan Holdinks" e cila udhëheqë industrinë e mbrojtjes së Katarit. Në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore u dakorduan për bashkëpunim dypalësh në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Po ashtu, zëvendësministri Syla u takua edhe me përfaqësues të shumtë të kompanive më të njohura në industrinë e mbrojtjes, ku u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit me interes të përbashkët.

Në vazhdim, delegacioni vizitoi edhe ambasadën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u pritën ngrohtësisht nga Nuri Domi dhe Shaban Jashari, drejtues të zyrave të ambasadave.

Në kuadër të kësaj vizite, zëvendësministri u prit nga ambasadori turk në Katar, dr. M. Mustafa Goksu, presidenti i industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof.dr. Haluk Görgün, në takimin e mbrëmjes përmbyllëse me përfaqësues të 30 kompanive të industrisë së mbrojtjes, nën organizimin e ambasadës së Turqisë.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors