Zëvendësministri Syla dhe ekipi i tij nga MM vizituan Komunën e Ferizajt

4

Temë e këtij takimi ishte për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Gjithashtu, u diskutua për llojin e rreziqeve që kërcënojnë Komunën e Ferizajt, plani zhvillimor i Komunës dhe zvogëlimi i rreziqeve gjatë hartimit të këtij plani, zonimi dhe mikrozonimi sizmik, kodet e ndërtimit, etj.

Diskutimi u fokusua rreth ciklit të menaxhimit emergjent, duke filluar nga parandalimi, gatishmëria, reagimi dhe rimëkëmbja, si dhe zvogëlimi i rrezikut, si fazë që mund të përshkojë tërë ciklin e menaxhimit emergjent.

Në fazën e parandalimit është shumë me rëndësi hartimi i dokumentit vlerësimi i rrezikut, për të vazhduar me planet parandaluese për çdo rrezik, skenarët për rreziqe si dhe strehimoret – përcaktimi për llojet e strehimoreve, sipas rreziqeve dhe përgatitja e tyre, qofshin ato të dedikuara për fatkeqësi natyrore, për raste aktesh terroriste apo edhe për raste agresioni-lufte. Sa i përket gatishmërisë u bisedua për hartimin apo rishikimin e Planit Operativ Emergjent Lokal si dhe për Planet e Reagimit Emergjent, për infrastrukturën kritike dhe objektet e rëndësisë së veçantë-shkollat çerdhet dhe objektet tjera.

Zëvendësministri Syla, në kuadër të Misionit të MM/FSK-së, mbështetja ushtarake për autoritetet civile, i ofroi ndihmë dhe mbështetje Kryetarit të Komunës së Ferizajt, z.Aliu, në hartimin e dokumenteve bazike, në planifikimin dhe zbatimin e ushtrimeve për stafin-Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe i ofroi mbështetje edhe në trajnimin dhe certifikimin e njësive vullnetare dhe ato profesionale për Kërkim Shpëtim Urban, Kërkim Shpëtim Malor dhe Kërkim Shpëtim Ujor, në Qendrën Ndërkombëtare te Kërkim Shpëtimit Urban te Gardës Kombëtare ne Pomozatin.

Zëvendësministri Syla dhe Kryetari i Komunës se Ferizajt, z. Aliu u pajtuan që ky bashkëpunim i dyanshëm të jetë i përhershëm dhe në vazhdimësi.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors