4
Ministri Maqedonci në fjalën e tij para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje, duke e cilësuar si një hap mjaft të rëndësishëm për luftimin e sulmeve dhe kërcënimeve hibride, që tani është duke u përballur Kosova dhe vendet tjera të rajonit dhe më gjerë. Këto kërcënime dhe sulme tani janë edhe të përmasave globale.
Krejt në fund, ministri e falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, DCAF dhe gjithë përfaqësuesit e institucioneve, të cilët kanë dhënë kontribut në hartimin e Kurrikulës ku dhe ndau mirënjohje për të gjithë kontribut dhënësit.

